Lajmet e fundit

Epidemia e opiumit në Amerikë po godet fëmijët më shumë se kurrë, duke i futur mijëra nga ta në kujdes intensiv, zbulon një studim i ri.
Numri i fëmijëve të dërguar në njësitë e kujdesit intensiv pediatrik (PICU) u dyfishua ndërmjet viteve 2004 dhe 2015, thotë një ekip në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit të Mjekësisë së Çikagos, njofton Klan Kosova.
"Edhe në fëmijët nën moshën 6 vjeç, opioidet tani përbëjnë shumicën e helmimeve nga droga", shkruan në raportin e tyre.
Sipas studimit tashmë s’ka dyshime se epidemia e opiumit po përkeqësohet.
Mbidoza e opiumit sintetik vrau 20,000 njerëz në 2016, thonë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Prandaj kjo qendër ka dal më një njoftim që të kenë kujdes në përdorimin apo përshkrimin e recetave të analgjetikëve opioidë ndaj fëmijëve, njofton Klan Kosova.