Lajmet e fundit

Ilaqet kundër dhimbjeve opioid nuk trajtojnë dhimbjet kronike të legenit, gjurit apo të shpinës me më shumë efikasitet se sa ilaçet kundër dhimbjeve që nuk shkaktojnë shumë varësi.
Përderisa kriza me opioid ka kapluar Amerikën dhe po vazhdon të marrë jetë njerëzish, më shumë klinika dhe mjekë janë duke tentuar të gjejnë një zgjidhje alternative.
Një studim i realizuar së fundmi nëpër klinikat e veteraneve, ka krahasuar se si medikamentet opioid apo ilaçet kundër dhimbjeve si Advil, kanë ndihmuar me funksionet bazike si ecja, puna apo gjumi.
Ky studim i përmasave të vogla ka treguar se opioidët nuk ofrojnë përparësi tek njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës, legenit apo gjunjëve.
Opioidët siç mund të jetë Oxycontin, tash e ca kohë kanë qenë zgjidhje për trajtimin e dhimbjeve klinike.
Mirëpo përdorimi i lartë i opioidëve për trajtimin e kësaj gjendje ka çuar në varësi masive, dhe në veçanti janë prekur veteranët.