Lajmet e fundit

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara sipas planit ROADPOL 2025, Policia Rrugore ka realizuar kontrolle të zgjeruara në të gjitha rrugët e vendit gjatë javës nga 17 deri më 23 Shkurt 2025.
Gjatë kësaj periudhe, janë verifikuar gjithsej 1,367 mjete të transportit, përfshirë kamionë dhe autobusa, duke realizuar 1,168 pika kontrolli, duke konstatuar një sërë shkeljesh dhe për këtë arsye janë shqiptuar 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, transmeton klankosova.tv.