Dy gra, njëra 74 e tjetra 68-vjeçe, iu nënshtruan një operimi të rrallë.
Kjo pasi ato po përballeshin me probleme shëndetësore të cilat lidheshin me krahun, e që nuk janë shumë të shpeshta.
Njërës dhe tjetrën iu vendosën proteza në dorë, raporton Klan Kosova.
Intervenimi te to, që u realizua për herë të parë në klinikën e Ortopedisë në QKUK, u krye falë shkollimeve shtesë që ndoqën jashtë vendit specialistët e rinj, Kushtrim Grezda dhe Bujar Shabani.
Por, dija e këtyre dy mjekëve nuk do të mjaftonte për intervenim, sikur të mos ishin edhe donatorët për furnizim me implante dhe tavolinën operative.
Pacientet e para, që u operuan dy javë më parë, u shprehen të kënaqura me atë se si shkoi intervenimi, por edhe me shërbimin e këtushëm spitalor.
Operacioni i vendosjes së protezës së krahut kushton nga 10 deri në 12 mijë euro, ose sa dyfishi i asaj të gjurit apo kërdhokullës, që vendosen në spitalet private dhe ato jashtë vendit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/0vxXL6LKayA
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.