Lajmet e fundit

Real Madridi ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba.
“Operacioni 200” është operacioni i rikrijimit të një Reali me emra të rinj ku deri tani janë bashkuar Hazard, Joviq dhe Mendy.
Por, për të mos rrezikuar me Fair-Play financiar Reali do të largojë disa nga yjet e tij nga ekipi, shkruan Top Channel.
Gareth Bale dhe James Rodriguez janë dy futbollistët që siç duket i kanë biletat e prera.
Uellsiani duket pranë një kalimi tek Bayern Munichi, por pista të mundshme janë edhe Manchester United si dhe rikthimi tek Tottenhami.
Ndërsa kolumbiani Rodriguez duket se është shumë afër kalimit tek Napoli.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Pogba ka zgjedhur Realin dhe menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar takimet me drejtuesit e Juventusit.