Një 29-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë për veprën penale “Pornografia me të mitur”.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese nga 35 shtete.
“Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z.”, thuhet në njoftim.
Në fund, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të abuzimit ndaj fëmijëve dhe të miturve në internet. /klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.