Lajmet e fundit

Pesë persona janë arrestuar në një operacion anti-terror të zhvilluar nga policia dhe Prokuroria Themelore e Prishtunës.
Operacioni është zhvilluar në gjashtë lokacione, në Pejë, Gjilan dhe Prishtinë.
Personat e arrestuar "L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.", dyshohet për veprat penale "‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", tuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe:
- tri revole,
- një armë automatike AK-47,
- një armë rekreative pneumatike,
pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.