Lajmet e fundit

Është zhvilluar një operacion anti-drogë në Valencia të Spanjës, ku ka vdekur një një 25-vjeçar shqiptar.
Ai ra nga çatia e magazinës industriale të një anijeje, e cila përdorej për kultivimin e marijuanës, shkruan Levante, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, poashtu shqiptarë.
Policia spanjolle kërkoi një shërbim mjekësor emergjent nëpërmjet Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave, e cila dërgoi një ekip në vendngjarje, si dhe praninë e zjarrfikësve për të hyrë në çati.
Policia zbuloi se brenda magazinës kishte më shumë se 700 bimë narkotike marijuanë, të cilat u sekuestruan.