OpenAI ka lansuar GPT-4, versionin më të fundit të chatbotit të tij jashtëzakonisht të popullarizuar të inteligjencës artificiale, ChatGPT.
Modeli i ri mund t'u përgjigjet imazheve - duke ofruar sugjerime recetash nga fotot e përbërësve, për shembull, si dhe duke shkruar titra dhe përshkrime.
Ai gjithashtu mund të përpunojë deri në 25,000 fjalë, rreth tetë herë më shumë se ChatGPT.
OpenAI tha se kishte shpenzuar gjashtë muaj në veçoritë e sigurisë për GPT-4 dhe e kishte trajnuar atë për reagimet njerëzore. Sidoqoftë, kompania paralajmëroi se edhe ky version mund të jetë ende i prirur për të ndarë dezinformata.
GPT-4 fillimisht do të jetë i disponueshëm për abonentët e ChatGPT Plus, të cilët paguajnë 20 dollarë në muaj për akses premium në shërbim.
Ai tashmë po fuqizon platformën e motorit të kërkimit Bing të Microsoft, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjiganti i teknologjisë ka investuar 10 miliardë dollarë në OpenAI. Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT-në që nga lansimi i tij në nëntor 2022.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.