Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dallojnë në vlerësimet për rritjen e kërkesës së naftës.
Parashikimet për këtë vit shfaqin shpërputhjen më të madhe në 16 vjet, sipas hulumtimit të Reuters, transmeton KlanKosova.tv.
Në shkurt, IEA parashikoi që do të ketë rritje prej 1.22 milionë barrel për ditë këtë vit. Sidoqoftë, OPEC, vlerëson në raportin e saj në shkurt se do të ketë rritje prej 2.25 milionë barrel për ditë.
Dallimi në parashikime korrespondon me rreth një përqind të kërkesës globale.
“IEA është e bindur që tranzicioni energjetik do të përshpejtohet fuqishëm”, ka shpjeguar Neil Atkinson, ish kryetar i Divizionit të Tregjeve të Naftës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.