02.06.2015 · përditësuar para 4068 dite1 min lexim
Grupi amerikan i muzikës pop-rok, OneRepublic, ka mbajtur mbrëmë koncert në Shkup.
Salla Boris Trajkovski u mbush nga 8 mijë veta, për të shijuar muzikën e grupit të famshëm nga Kolorado.
Frontmeni Ryan Tedder është ndarë i impresionuar me turmën entuziaste të pjesëmarrësve, që për të ndjekur grupin kishin udhëtuar nga e gjithë Europa.
“Bukuria e të përformuarit live është kur e viziton një vend për herë të parë, jo të dytë e tretë”, tha Tedder, i cili gjatë gjithë koncertit tregoi afinitet të madh me fansat afër podiumit.
“Jam shumë i lumtur këtu me ju në Shkup”.
“Let’s make a night to remember”, tha Ryan.
Një pjesë e konsiderueshme e publikut në koncert kishin udhëtuar edhe nga Kosova.
Klan Kosova iu sjell diçka nga atmosfera që mbretëroi atje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.