Ministria e Shëndetësisë po apelon te qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë koronavirusin, duke qenë se Omicron është bërë variant dominues në qarkullim.
''Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12-vjeçare e lart që të vaksinohet.
Me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeçare, në secilën komunë në Kosovë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.