Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar Adjol Kushtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u kap në kuadër të operacionit të koduar “Ombra", transmeton Klankosova.tv
"Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët", thotë Policia e Shtetit në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.