Opinionistja e këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova, Olta Gixhari ka komentuar disa nga banorët e BBVK 3.
Sipas saj, banori Burim Vatovci ka për qëllim që brenda qëndrimit në BBVK të gjej një të dashur.
“Po mendoj që kërkon të bëj një romance, mbase për t’iu treguar njerëzve që ajo që mendoni që është e pamundur të bëhet, unë do ta bëj realitet”, tha Olta.
Ajo tutje, komentoi edhe shoqërinë mes Anës dhe Lejlas, duke thënë se xhelozitë nisin pikërishtë nga mikeshat.
Derisa nuk i iku as komenti i Mevlanit për vete i cili tha se “jam i bukur”. Sipas Oltës, nuk do të duhej ta bënte këtë.
Ndiqeni videon për më shumë informacione.
https://www.youtube.com/watch?v=BWRisc3hSAI
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.