Lajmet e fundit
Kualifikimi i danezëve në Euro 2016 varet nga përballja Armeni – Shqipëri.

Danimarka duhet ta presë përfundimin e ndeshjes Armeni – Shqipëri për ta marrë vesh nëse do të kualifikohet në Franca 2016.
Ndeshja duhet të përfundojë me fitore të Armenëve në mënyrë që të kualifikohet Danimarka.
Por përzgjedhësi i përfaqësueses nordike ka thënë se nuk do ta shikojë ndeshjen, ndërsa ka shprehur shpresë në ndihmën e Armenëve.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për atë takim. Është çmenduri ta shoh atë ndeshje, por dua që ta marr vesh rezultatin”.
“Armenia mund të na ndihmojë. Ka disa lojtarë që luajnë në Francë, të cilët mund të ndikojnë në ndeshje”.