Futbollisti i Trepçës 89, Armend Gashi, doli të jetë hero i ekipit, duke i siguruar fitoren skuadrës nga Mitrovica, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Me golin e tij, xehetarët e mposhtën Drenicën, njofton Klankosova.tv.
Por, nga gëzimi i madh, ai hoqi fanellën, duke harruar se kishte karton të verdhë, prandaj gjyqtari Genc Nuza e përjashtoi nga loja duke ia dhënë kartonin e dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=ghVu1sQyWIw
Por e veçanta është se kjo nuk ndodhi vetëm në Superligën e Kosovës në futboll.
Në mbrëmjem futbollisti i skuadrës italiane AC Milan, Olivier Giroudm po ashtu doli të jetë hero për rossonerët duke ia siguruar fitoren ekipit.
https://twitter.com/1Kvara/status/1589008910874447873
Megjithatë edhe ky sikurse Gashi harroi që kishte karton të verdhë.
Prandaj gjyqtari e ndëshkoi me të kuq.
https://twitter.com/MilanPosts/status/1589163828327374849
Përveç rastësisë me karton, dy futbollistët Gashi e Giroud realizuan gola goxha të ngjashëm.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.