Lajmet e fundit

Olivia Munn mund të mos jetë më beqare!
Aktorja është parë duke i mbajtur duart me Tucker Roberts në Los Angeles, të dielën.
38 vjeçarja Munn dukej shumë e lezetshme e veshur me xhinse dhe një pulovër ngjyrë hiri derisa po bënte shopping me 28 vjeçarin Roberts, presidenti i Philadelphia Fusion, një ekip profesional i videlojës Overëatch.
Ylli i Predator ishte në lidhje me Aaron Rodgers nga viti 2014 deri në muajin maj të vitit 2017.
Pas raportimeve se Munn ishte fajtore për prishjen e marrëdhënieve me familjen e tij, aktorja kishte deklaruar se Rdogers nuk kishte komunikuar me prindërit e tij për tetë muaj me radhë, para se ata të nisnin lidhjen e tyre të dashurisë.
Muaj më vonë, Rodgers përmirësoi marrëdhëniet me prindërit e tij dhe ata u ribashkuan, gjë për të cilën Munn tha se ishte një ribashkim “fantastik”.