Gara për shpërblimin e madh të Spanjës pas shumë ngjarjeve interesante solli edhe fitues të ri.
I pari vijën e finishit e kaloi garuesi portugez Miguel Oliveira me ekipin e tij KTM transmeton Klankosova.tv.
Kjo njëkohësisht është edhe fitorja e tij e parë këtë sezon.
Në vendin e dytë përfundoi francezi Johan Zarco kurse Jack Miller e kompletoi podiumin në Kataluni.
Kurse në anën tjetër lideri aktual i kampionatit botëror në Moto GP francezi Fabio Quartararo u desh të kënaqej me vendin e katërt.
Kjo garë sikurse krejt edicioni është duke u transmetuar ekskluzivisht në platformën Artmotion.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.