Gjykata në Oklahoma ka marrë vendim që mos të konsiderohet si dhunim seksi oral, atëherë kur partneri është pa ndjenja për shkak të dehjes.
Ky vendim ka ngjallur reagime tek prokurorët vendor por edhe te kritikët se pse ky veprim nuk konsiderohet si dhunim, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Marrjen për vënien në fuqi të këtij vendimi gjykata e ka vendosur pas një rasti kur një 17 vjeçar kishte sulmuar një vajzë 16 vjeçare, gjatë dërgimit të saj për në shtëpi.
Dyshja raportohet se ka qenë në shoqëri duke pirë, më pas vajza 16 vjeçare ishte dehur rëndë.
Djali më pas kishte dërguar 16 vjeçaren në shtëpinë e gjyshes së tij, ende pa ndjenja, dhe kur ajo u dërgua në spital stafi vendosi që të kryente një ekzaminimin për sulm seksual.
Analizat kanë treguar se ADN e djalit u gjend në këmbën e vajzës dhe rreth gojës. Më pas djaloshi kishte treguar se kishte kryer seks oral. Në anën tjetër vajza kishte thënë se nuk mbante mend asgjë nga ato që kishin ndodhur.
Më pas për këtë rast me 24 mars gjyqtari kishte hedhur poshtë çështjen duke thënë se prokurorët nuk mund të zbatojnë ligjin për viktimën e cila nuk ishte me vetëdije për shkak të alkoolit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.