New Orleans Pelicans ishte mbrëmë vetëm 'viktima' e radhës për Oklahoma City Thunder.
Fitorja me 26 pikë dieferencë, 137-111, ishte e 43-ta nga 52 ndeshje të zhvilluara deri tani për liderin e Perëndimit, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Pelicans në këtë konferencë, renditen të fundit, me vetëm 12 triumfe e plot 41 disfata.
Edhe në Lindje është një skuadër që po shkëlqen, madje identik sikur OKC.
Cleveland Cavaliers morën firtoren e 43-të kampionale, duke mundur Minnesota Timberwolves me rezultat 128 - 107, raporton Klankosova.tv.
Ujqërit pas kësaj humbje, gjenden në vendin e shtatë me 30 fitore e 24 humbje.
Oklahoma në xhiron e ardhshme luan kundër Miamit, kurse Cavaliers udhëtojnë te Toronto.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek art sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.