Lajmet e fundit

Vetëm katër spitale janë duke funksionuar në veri të Gazës, nga 24 që ishin para se të fillonte lufta atje, tha agjencia e OKB-së OCHA.
Ndërsa në jug janë vetëm tetë, nga 11 objekte mjekësore që ishin funksionale, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Kapaciteti i shtretërve në të gjithë Gazën para luftës ishte 3 mijë e 500, ndërsa aktualisht është 1 mijë e 400, në mes të një rritjeje të atyre që kërkojnë trajtim, tha agjencia e OKB-së.
Vetëm një nga spitalet aktualisht funksionale në jug ka kapacitetin për të trajtuar rastet kritike të traumës ose për të kryer operacione komplekse, sipas OBSH-së.