Lajmet e fundit

Që nga 7 tetori, rreth 46,000 njësi banimi në Gaza janë shkatërruar plotësisht dhe më shumë se 234,000 janë dëmtuar pjesërisht, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara më 29 nëntor.
Analiza satelitore nga studiuesit në Qendrën CUNY dhe Universitetin Shtetëror të Oregonit vlerësojnë se midis 26% dhe 34% e të gjitha strukturave në rrip janë dëmtuar që nga 29 nëntori, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në provincat e Gazës dhe Gazës Veriore, ku ka ndodhur përqendrimi më i madh i sulmeve ajrore, vlerësohet se 52% deri në 65% të strukturave janë dëmtuar.