Lajmet e fundit

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Hans Grundberg, ka shprehur shqetësim për rifillimin e sulmeve të Huthëve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke paralajmëruar se situata mund ta rikthejë Jemenin në një luftë të re.
Ai u bëri thirrje palëve të rikthehen në tryezën e bisedimeve, duke theksuar se përshkallëzimi vetëm sa do ta rëndojë krizën humanitare dhe do të rrezikojë stabilitetin rajonal, raporton Al-Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Paralajmërimi vjen pasi Huthët morën përgjegjësinë për sulmet ndaj dy cisternave saudite të naftës dhe shpallën bllokadë ndaj transportit detar të lidhur me Arabinë Saudite.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do ta mbajë Iranin përgjegjës për çdo sulm të mëtejshëm të Huthëve ndaj anijeve në rajon.