Lajmet e fundit

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka thënë në raportin e saj të fundit se rreth 300 shtëpi janë shkatërruar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor nga 7 tetori.
Në këtë raport thuhet se 1 mijë e 640 palestinezë janë zhvendosur brenda Bregut Perëndimor.
“Shumica e të zhvendosurve (903) ishin gjatë operacioneve të kryera nga forcat izraelite, veçanërisht në kampet e refugjatëve në Jenin dhe Tulkarm, të ndjekur nga zhvendosja për shkak të mungesës së lejeve të lëshuara nga Izraeli (640) dhe zhvendosja për shkak të prishjes së shtëpitë për arsye ndëshkuese (138)”, thuhet tutje në raport.