Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar lidhur me raportimet për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.
Gazetari shqiptar që jeton në Zvicër, Nefail Maliqi, tha për emisionin “Ora Shtatë” se në Komitetin e OKB-së u rikonfirmuan shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për diskriminimin ndaj tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Në fillim të këtij raporti të OKB-së thuhet se Komiteti i OKB-së është i shqetësuar për raportet dhe zbatimin diskriminues për ligjin në rezidencë dhe vendbanimeve të qytetarëve që rezulton me suspendimin e adresave të përhershme. Edhe më shqetësuese, sipas OKB-së, është heqja e tyre nga regjistri i popullsisë”, tha Maliqi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=7nc7ypdS1BE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.