Lajmet e fundit

Offset po mundohet akoma ta rikthejë zemrën e Cardi B.
Më pak se një javë pas ‘dështimit’ në skenë, në Los Angeles më 15 dhjetor, reperi nga grupi Migos edhe njëherë po përpiqet ta rikthejë gruan e tij.
Të premten ai postoi një fotografi në Instagram nën të cilën shkroi tekstin e këngës së Michael Jackson – “Man in the Mirror”.
“Po kërkojë njeriun në pasqyrë, po i them t’i ndryshojë rrugët”, shkroi Offset.
Postimi duket se po i referohet pretendimeve se ai e ka tradhtuar Cardi B, me të cilën ka një vajzë me emrin Kulture.
Reperja njoftoi ndarjen në dhjetor pas thashethemeve për tradhti.
https://www.instagram.com/p/BrrF3JyFhW4/?utm_source=ig_embed