Lajmet e fundit

Offset, në ditëlindjen e tij, të premten, kishte vetëm një dëshirë: të pajtohet me bashkëshorten Cardi B.
Reperi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video me kërkim falje për Cardi B, pasi ajo kishte njoftuar fansat më herët gjatë këtij muaji se ata do të ndanin rrugët e tyre.
“Ne po përjetojmë shumë gjëra në të njëjtën kohë, shumë fjalë dhe raportime në media. Dua të të kërkoj falje, Cardi. Të kam turpëruar, të kam bërë të çmendesh. Kam marrë pjesë në diçka që nuk duhet të merrja pjesë, të kërkoj falje”.
“A më kupton se çfarë po them? Që ta kam thyer zemrën, që e kam thyer premtimin që të kam dhënë, që e kam thyer premtimin te Zoti, që jam treguar një burrë egoist”, ka thënë Offset në këtë video, transmeton Klan Kosova.
27 vjeçari ka deklaruar se ai po përpiqet të jetë një njeri më i mirë.
“Të kërkoj falje, Cardi. Të dua”, ka thënë ai para se të përmend edhe vajzën e tyre pesëmuajshe - “Kulture, dua të kaloj Krishtlindjet me ty”.
“Dua të mund ta kalojë jetën me ty. Të kërkoj falje. Të kërkoj falje për gjithë çfarë të kam bërë. Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me atë vajzë, thjesht po argëtoheshim, a më kupton? Të kërkoj falje, të dua dhe shpresoj të më falësh. Dëshira ime e vetme është që të jem sërish me ty”, ka thënë reperi.
https://www.instagram.com/p/BrZGPbml02p/
Summer Bunni, vajza që Offset e përmend në videon e tij, ka ndarë një mesazh me fansat e saj javën e kaluar duke thënë se ajo asnjëherë nuk donte të ishte pjesë e shkatërrimit të një familje të lumtur.
Cardi B akoma nuk i është përgjigjur kësaj lutjeje emocionale të bashkëshortit të saj.