Cristiano Ronaldo mund të bëhet temë përsëri, por jo për golat e tij, as trofetë e fituar.
Real Madridit, raporton AS, i ka ardhur një ofertë prej 200 milionë eurosh nga një klub që garon në Super Ligën Kineze, njofton Klan Kosova.
Portugezi ka qenë edhe më parë target i ekipeve nga Kina, që kohëve të fundit po investojnë shumë në lojtarë të shtrenjtë për të rritur cilësinë dhe për të kthyer vëmendjen botërore nga futbolli kinez, por ai kishte deklaruar se s’e ka ndërmend të shkojë në Azi, pasi vetën ia ka përkushtuar Real Madridit.
Po që se Ronaldo e pranon ofertën thuhet se do të paguhet hiç më pak se 120 milionë euro për vit.
Real Madrid e Ronaldo nuk kanë deklaruar asgjë rreth këtyre spekulimeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.