Lajmet e fundit

Milan ka dërguar ofertën e re tek Porto për sulmuesin Mehdi Taremi, të cilin synon ta transferojë para përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
Janë 15 milionë euro që janë ofruar nga italianët tek portugezët për iranianin, i cili ka refuzuar klubet arabe për të qëndruar në Evropë.
Milan pret përgjigjen pozitive nga Porto ditën e mërkurë, pasi herën e parë ishte refuzuar nga portugezët të cilët kanë vlerësuar futbollistin me 25 milionë euro.