Irani nuk planifikonte të prodhonte një bombë bërthamore, por ofensiva ushtarake e Izraelit ka të ngjarë t'i shtyjë udhëheqësit e tij të zhvillojnë një të tillë.
Kështu tha një ish-negociator bërthamor iranian për CNN, transmeton Klankosova.tv.
Seyed Hossein Mousavian, një ish-negociator iranian gjatë bisedimeve bërthamore me fuqitë botërore, tha se Irani kishte qenë transparent në lidhje me programin e tij bërthamor dhe ishte i hapur për shqyrtim nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, por tërheqja e SHBA-së nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 me Iranin dha shkas për mendimin se "SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit"
"Ky rrëfim po u thotë iranianëve, e dini çfarë? Edhe nëse ka transparencë, edhe (nëse) të gjitha paqartësitë bërthamore zgjidhen, SHBA-ja dhe Izraeli do të sulmonin për të sjellë ndryshimin e regjimit", tha ai.
“Kjo është arsyeja pse ju iranianë, ju nevojitet frenimi bërthamor, që është bomba bërthamore. Mendoj se kjo është ajo që amerikanët dhe izraelitët praktikisht po u thonë iranianëve: merrni bombën si frenimi më i mirë. Dhe besoj se nëse kjo politikë vazhdon, Irani do të zgjedhë bombën bërthamore”
“Mendoj se më e mira është të kthehemi përsëri te diplomacia në vend të luftës”, shtoi ai.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.