Trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit të Steauas së Bukureshtit, Gigi Becali, i cili kishte thënë se skuadra e tij duhej të fitonte 3, 4, ose 5: 0 ndaj ekipit shqiptar.
Madje, Becali e quajti ekipin nga Tetova si “ekip i Divizionit C”.
Beqiri nuk u përmbajt pas ndeshjes:
“Steaua e mori përgjigjen në fushë nga të dyja ndeshjet, teksa pastaj deklarata në media mund të japim sa të duam,” u shpreh ai.
Trajneri shqiptar theksoi se rezultati foli vetë dhe fjalët nuk mjaftojnë për të fshehur realitetin.
Presidenti i skuadrës nga Bukureshti, pas eliminimit në konferencë për media kishte thënë:
“Shkëndija është ekip i Divizionit C. Duhej t’i mundnim 3, 4, 5 me zero! Nëse na eliminon edhe Kosova, atëherë le ta lëmë krejt futbollin!”, tha ai.
Shkëndija e siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kështu fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Në anën tjetër, Steaua e Bukureshtit do të ndeshet me Dritën në kualifikimet e Europa League.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.