Është arrestuar një person i dyshuar për shkak se ka ofenduar familjen Haradinaj.
Siç bën me dije policia, i dyshuari u arrestua për veprat penale “Ngacmim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Sheshi ‘Shkëlzen Haradinaj’, Pejë, 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë”, ka njoftuar PK-ja.
Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.