Filmi i gjatë artistik “Odiseja e Gëzimit”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, do ta ketë premierën botërore në një nga festivalet më të mëdha ndërkombëtare, Cairo International Film Festival, i cili është një nga 15 festivalet e kategorisë “A”, të akredituara nga Federation of Film Producers Associations. Edicioni i 46-të i këtij festivali, fillon nga 12-21 nëntor 2025.
Në fillim të mijëvjeçarit të ri, Lisi, një djalë 12-vjeçar, babai i të cilit është person i zhdukur nga lufta e Kosovës, i bashkohet një trupe cirku të huaj që udhëton për të sjellë gëzim dhe lumturi fëmijëve të një vendi të shkatërruar nga lufta.
Në këtë film luajnë aktorët: Diar Sadiku, Lucie Fagedet, Frédéric Radepont, Iñaki Lartigue, Tristan Halilaj, Njomëza Fetiu, Meli Qena, Dukë Sllamniku, Edon Rizvanolli, Eli Gashi, Bajram Kafu Kinolli, Milot Hoxha, dhe të tjerë.
“Odiseja e Gëzimit” është një bashkëprodhim Kosovë-Francë, prodhim i Plan Bee Films, në bashkëprodhim me Mon Ballon Production./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.