Lajmet e fundit

Martin Odegaard është përfshirë për herë të parë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e ardhshme që Real Madrid e zhvillon nesër, në kuadër të La Ligës, kundër Almerias.
Talenti norvegjez, i cili kërkohej nga të gjitha klubet më të mëdha europiane gjatë merkatos së verës, hyri në një listë ku mungojnë shumë lojtarë: Modriç, Bale, Benzema (të dëmtuar), Sergio Ramos dhe Carvajal (të skualifikuar).
Në këtë mënyrë, adoleshenti, i cili momentalisht luan me Real Madrid Castilla, do të ketë mundësinë të debutojë me skuadrën e parë të Realit.