Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se nga COVID-19 mund të kenë vdekur nga 80 mijë deri në 180 mijë pjesëtarë të personelit shëndetësor.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi për vaksinat, tha
Kryetari i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi për vaksinat në krahasim me njerëzit tjerë, duke kritikuar padrejtësitë që sipas tij janë duke u bërë në shpërndarjen e vaksinave.
Këto vdekje thuhet se kanë ndodhur nga janari i vitit 2020 deri në maj të këtij viti.
Më herët, një zyrtar tjetër i lartë i OBSH-së paralajmëroi se mungesa e vaksinave mund të bëjë që pandemia të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
Vlerësohet se në mbarë botën janë rreth 135 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor.
"Të dhënat nga 119 vende sugjerojnë se mesatarisht, dy në pesë punonjës të kujdesit shëndetësor globalisht janë plotësisht të vaksinuar", tha Tedros.
Ai deklaroi se vaksinimet e punonjësve shëndetësore duhet të bëhen sa më shumë në vendet e varfra si ato të Afrikës që sipas tij ka shumë pak vaksina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.