Lajmet e fundit

OBSH thotë se Izraeli ka paralajmëruar se dy depo mjekësore do të jenë në shënjestër
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se i është thënë nga ushtria izraelite se duhet të heqë furnizimet nga dy depo mjekësore në jug të Gazës sepse "operacionet tokësore do t'i bëjnë ato jashtë përdorimit".
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X, dikur Twitter, i bëri thirrje Izraelit që të "tërheqë urdhrin".
Ai i kërkoi asaj që "të marrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet dhe objektet humanitare", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.