Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një takim emergjent për të diskutuar në lidhje me rrezikun e përhapjes së virusit Ebola nga Republika Demokratike e Kongos.
Një panel do të vendosë ditën e premte në qoftë se deklarimi i emergjencës ndërkombëtare për shëndetin publik është i nevojshëm, gjë që do të nxiste një reagim shumë më të madh.
Të paktën 44 persona besohet që janë infektuar pas shpërthimit të këtij virusi, përderisa vdekjet e 23 personave të tjerë janë duke u hetuar.
Këto raste kanë ndodhur në zonat rurale ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe një rast ne qytetin Mbandaka.