Lajmet e fundit

Ekspertët paralajmërojnë se kjo tendencë është alarmante për shëndetin emocional të të rinjve.
Një tjetër shqetësim i madh është ngacmimi kibernetik. Sipas raportit, 15% e adoleshentëve deklarojnë se janë përballur me këtë fenomen, i cili ndikon negativisht në shëndetin e tyre psikologjik.
Ndërkohë, 1 në 10 adoleshentë të moshës 13-15 vjeç konsumon një formë të produktit të duhanit, përfshirë edhe cigaret elektronike, duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore në të ardhmen.
Po ashtu, 1 në 3 fëmijë në moshë shkollore është mbipeshë dhe 1 në 8 jeton me obezitet. Ky fenomen lidhet kryesisht me mungesën e aktivitetit fizik dhe konsumin e lartë të ushqimeve të pasura me yndyrë, kripë dhe sheqer.
Ekspertët e OBSH-së theksojnë se ky raport duhet të shërbejë si një sinjal urgjent për qeveritë dhe shoqërinë, duke kërkuar masa konkrete për forcimin e programeve arsimore mbi shëndetin mendor dhe rritjen e aksesit në aktivitete sportive dhe rekreative./Euronews