Lajmet e fundit

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris ka thënë se spitali Al-Shifa nuk është në gjendje të funksionojë më pas rrethimit 14-ditor të Izraelit.
Ajo u shpreh se shkatërrimi i Al Shifa do të thotë të heqësh zemrën nga sistemi shëndetësor, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi pasur kontakte me stafin. Drejtorët na kanë thënë se Spitali Al Shifa është zhdukur, nuk është më në gjendje të funksionojë në asnjë formë si spital. Shkatërrimi i Al Shifa do të thotë të heqësh zemrën nga sistemi shëndetësor”, është shprehur ajo.
Harris tutje tha se OBSh shpreson të dërgojë sot një mision në Al-Shifa për të parë se çfarë ndihme mund të ofrojnë.