Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se "nuk mund të përballojë" humbjen e spitaleve të mbetura operacionale në Gazën jugore, duke paralajmëruar se sektori i kujdesit shëndetësor i enklavës po shembet me "ritëm të shpejtë", raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Teksa thirrjet izraelite për evakuime vazhdojnë t'i shtyjnë njerëzit në jug të Rripit të Gazës, OBSh tha se ka tensionuar objektet tashmë të shtrira të rajonit. Spitalet e rajonit tani po "shpërthejnë me pacientë" dhe njerëz të zhvendosur brenda vendit, tha në një konferencë shtypi Koordinatori i Ekipit Mjekësor të Urgjencës së OBSh-së, Sean Casey.
Vetëm 13 nga 36 spitalet në Gaza funksionojnë pjesërisht, dhe zënia e shtretërve është në 351%, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah.
Casey, i cili ka kryer një sërë misionesh të OBSh-së në spitalet në Gaza, e përshkroi "intensifikimin e armiqësive" rreth Spitalit Evropian në qytetin jugor të Khan Yunis si "me të vërtetë shqetësues".
"Ne nuk mund të humbim objektet shëndetësore. Ato absolutisht duhet të mbrohen. Kjo është linja e fundit e kujdesit shëndetësor dytësor terciar që Gaza ka nga veriu në jug", theksoi Kejsi.
“Nuk mund të përballojmë të humbasim asnjë spital", tha në konferencë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSh-së në territorin e pushtuar Palestinez.