Lajmet e fundit

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur shqetësimin për ndalimin e punonjësve shëndetësorë në Rripin e Gazës dhe kontrollet e zgjatura të autokolonave shëndetësore atje që rezultuan në vdekjen e një pacienti.
"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për kontrollet e zgjatura dhe ndalimin e punonjësve shëndetësorë që vënë në rrezik jetën e pacientëve tashmë të brishtë", shkroi ai në X.
Një mision i udhëhequr nga OBSH-ja në Spitalin Ahli Arab u ndalua në një pikë kontrolli të shtunën në rrugën për në Gazën veriore dhe gjatë kthimit.
Disa punonjës të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës u arrestuan gjithashtu, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Për shkak të mbajtjes, një pacient vdiq duke pasur parasysh natyrën e rëndë të plagëve dhe vonesën në qasjen në trajtim, tha Ghebreyesus.