Lajmet e fundit

Basketbollisti i skuadrës Utah Jazz, Lauri Markkanen është duke e kryer shërbimin ushtarak në Finlandë pas përfundimit të sezonit të rregullt në NBA.
Në fillim të kësaj jave ylli i skuadrës Utah Jazz ka publikuar një foto duke treguar edhe pamjen e tij te re pasi u desht të shkurtonte floket për trajnimin e tij nga ushtria.
Lauri Markkanen të martën është shpallur basketbollisti që ka përparuar më së shumti ose ndryshe, “Most Improved Player” por për shkak të obligimeve në akademinë ushtarake, nuk ka mundur të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Sipas ligjeve në shtetin e Finalandës, shërbimi ushtarak është obligativ për gjithë shtetasit nën moshën 30 vjeçare.
Finalndezi këtë sezon ka pasur statistika fantastike me 25.6 pikë , 8.6 kërcime dhe 1.9 asistime.
Përkundër sezonit të mirë në aspektin individual, Markkanen dhe skuadra e tij Jazz nuk arriti të kualifikohet në fazën e "Playoffit".