Lajmet e fundit
Gardiani i Los Rojiblancos ka thënë se nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, rrjedhimisht se nuk e di nëse do të qëndrojë, apo do të largohet nga Wanda Metropolitano

Jan Oblak e ka pranuar se akoma nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë edhe një edicion tek Atletico Madrid, apo do të largohet gjatë verës.
Pas paraqitjeve shumë të mira në dy edicionet e fundit, gardiani slloven ka kohë që kërkohet nga shumë klube europiane, përfshirë Arsenal dhe Liverpool.
Kështu ai nuk e ka mohuar se mund të largohet gjatë verës, por as nuk ka dhënë sinjale të qarta për këtë gjë, duke e lënë çështje të hapur diskutimi të ardhmen e tij.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh ne verë”.
“Nuk ka asgjë të re. Janë thënë shumë gjëra dhe është shkruar për një kontratë të re, por e vërteta është se ende s’ka asgjë”, shtoi ai.