Lajmet e fundit

Sven Botman, një nga objektivat kryesore të Milanit për verën, u kthye në merkaton e janarit dhe preku planet e tij për të ardhmen.
Qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar tërhoqi vëmendjen e kuqezinjve pas paraqitjeve të tij të mira për Lillen gjatë dy viteve të fundit.
Ai ishte startues në ekipin që fitoi titullin e ligës franceze vitin e kaluar dhe ai ka vazhduar të dëshmojë veten edhe këtë sezon, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur për L'Equipe, Botman fillimisht reflektoi mbi atë që ndodhi gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Unë e pranova situatën. Kishte mundësi për t'u larguar. Por ne kishim edhe Ligën e Kampionëve. Dhe ne ishim në një pozicion të mirë në Ligue 1. Mendoj se këto oferta do të kthehen”.
Mbrojtësi holandez 22-vjeçar më pas komentoi nëse ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Lille.
“Do të shoh. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, atëherë po. Por para së gjithash dua ta përfundoj mirë këtë sezon. Klubi e meriton. Pas kësaj, do të shohim. Nuk kam vendosur asgjë”.
Botman, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje në Newcastle United të pasuruar rishtas, është kontraktuar me Lille deri në vitin 2025 dhe do të kushtojë diku rreth 30 milionë euro.
Qendërmbrojtësi holandez ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 2578 minutash.
Në atë kohë, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim, duke ndihmuar skuadrën të mbajë 10 ndeshja pa pësuar gol.