Komuna e Obiliqit do të ndajë nga 300 Euro për familjarët e atyre që vdiqën si pasojë e Covid-19.
Kjo pas një vendimi që u mor të premten nga Kuvendi Komunal, njofton Klan Kosova.
Familjet që do të përfitojnë nga kjo ndihmë janë gjithsej 23, ndërkohë që numri i atyre që do të marrin nga 100 Euro pasi janë të infektuar ose kanë kaluar këtë virus, është më i madh.
Sipas kryetarit të Obiliqit Xhafer Gashi, janë 650 persona të infektuar që do të marrin nga kjo shumë.
E obiliqasit për të marrë një ndihmë të tillë duhet të plotësojnë një formular.
https://youtu.be/DRQGCvytmMw
Ky i fundit do t’u dërgohet në shtëpi nga ekipet e Shtabit Emergjent për një arsye.
"Ata që janë të infektuar nuk mund të dalin nga shtëpia si dhe një moshë e vjetruar sistemin online e kanë problem. Andaj ne kemi vendosur që me ekipet në terren të ua japim këtë mundësi tek shtëpia", tha i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi.
Sipas tij, kjo ndihmë financiare për të cilën janë ndarë 90.000 Euro, do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë së koronavirusit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.