Lajmet e fundit

Sot, në Ministrinë e Kulturës, , u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, ndërmjet kësaj ministrie dhe komunës së Obiliqit, me të cilin fillojnë procedurat për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.
Me këtë rast, ministri Kujtim Shala u shpreh se ky memorandum nënkupton fillimin e procedurave për ndërtimin e tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, projekt ky që do të vazhdojë vitin e ardhshëm.
Ndërkaq kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se Obiliqit i ka munguar një shtëpi e kulturës dhe se sipas tij për qytetin ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe historik.
Përmes këtsaj marrëveshjeje, MKRS-ja sivjet ka ndarë 50 mijë euro për projektin: “Studimi i fizibilitetit, Projekti ideor dhe Projekti detal për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit”, ndërsa Komuna e Obiliqit, 5 mijë euro.