Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë të gjithë fituesit amerikan të këtij viti të Çmimit Nobel.
"Puna që po bëhet këtu do të rezultojë me progres, disa që ende nuk mund të parashikohen, do të çoj në krijimin e produkteve të reja, materiale të reja dhe teknologji të re” ka thënë Obama gjatë këtij takimi.
Megjithatë Bob Dylan, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, i cili ende nuk e ka pranuar këtë çmim nuk ishte prezent në këtë takim.
“Fatkeqësisht, për ata që po pyesin, Bob Dylan sot nuk është në Shtëpinë e Bardhë, pra e tërë bota tash mund të qetësohet. Ka pasur disa raste në të kaluarën kur Dylan ka qenë i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentit i ka pëlqyer shoqëria e tij” ka thënë Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Dylan nuk ka dhënë ndonjë arsye për mungesën e tijë këtë takim.
Obama ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë J.Fraser Stoddart, fitues i Nobelit për Kimi, Duncan Haldane dhe J. Michael Kosterlitz- Laureatët e Nobelit në Fizikë dhe Oliver Hart i cili fitoi Nobelin për Shkenca Ekonomike.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.