Lajmet e fundit

I pari i ShBA-së, Barack Obama, ishte i ftuar në emisionin e të njohurës Ellen DeGeneres, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo në bisedën me DeGeneres ai nuk foli aspak për politikën dhe vitet e tij si president, por ai tregoi një gjë që ka mësuar gjatë jetesës së tij në Shtëpinë e Bardhë, e ajo ishte: si t’i menjanojë konfliktet me gruan e tij, Michelle Obama.
“Pas pothuajse 15 viteve më në fund e kuptova që ajo gjithmonë ka të drejtë, e papritmas pas kësaj ne më kemi konflikte”.
Ndonëse Ditën e të Dashururëve do ta kalojnë ndaras, pasi që presidenti duhet që për vikend të shkojë në Kaliforni për një takim me liderët aziatik, kjo gjë nuk e ka penguar Obamën që dashurisë së tij të i’a recitoj një poemë dashurie.
Mes të tjerash, Obama i thotë gruas së tij që e dashuron shumë dhe se ai kujdeset për të më shumë se që asaj i’a merr mendja.
Recitimi i Obamas, erdhi pas një video surprizë që Michelle kishte bërë për të duke i recituar atij një poemë dashurie.