Lajmet e fundit

Paraqitjet e Lionel Messi gjithmonë kanë marrë vëmendjen e yjeve më të mëdhenj botëror – përfshirë politikanë me renome.
Ish Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë se Argjentina ka dështuar që të fitojë Kupën e botës vitet e fundit, pavarësisht se në radhët e tyre ka qenë superiori Lionel Messi. Sipas tij kjo situatë qëndron te ta sepse ata nuk zhvillojnë lojë kolektive.
57 vjeçari ka dhënë një intervistë të rrallë rreth futbollit ku dhe ka dhënë një mendim për njërin prej talenteve më të mëdhenj në botë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Obama që ka shërbyer si Presidenti i SHBA-së, nga 2009 deri më 2017 që u zëvendësua nga Donald Trump ka diskutuar mbi telashet e argjentinasit.
“Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë gjeni punojnë me të tjerët në mënyrë që të përparojnë.”
“Në Argjentinë, edhe pse Messi është i mahnitshëm, ata kanë telashe që ta fitojnë Kupën e Botës”, ka thënë Obama”.
“Këshilla ime për njerëzit e rinj është që ne do të njohim pak njerëz që kanë arritur gjëra të mëdha vetëm".
Komentet e Obammas vijnë kur Messi dhe Argjentina janë në përgatitje për Copa Amerika në Brazil që nis muajin tjetër.