17.06.2019 · përditësuar para 2580 dite1 min lexim
Familja e Obamës është duke e kaluar Ditën e Babait në Avingon, Francë duke nisur një pushim me dy vajzat Sasha dhe Malia.
Ish-presidenti Barack Obama ka gjithçka që mund të shpresojë për Ditën e Babait, njofton Klan Kosova.
Ai është me vajzat e tij të bukura në një pushim njëjavor në Avignon të Francës.
57-vjeçari u shoqërua nga Malia, 20 vjeçe dhe Sasha, 18 vjeçe, ndërsa bënë disa gjëra ‘historike’ më 16 qershor.
Ata shkuan në pallatin e Papës, pallati më i madh gotik në botë i ndërtuar nga priftërinjtë në vitet 1300.
Sigurisht që familja nuk është fare e vetme, pasi janë rrethuar nga një agjent i Shërbimit Sekret për shëtitje. Në një moment Malia mund të shihej nga çatia duke shikuar në Avignon.
Dy vajzat e Obamës tanimë të rritura po komentohen edhe për pamjen e tyre tërheqëse. Njëra kishte një fustan ngjyrë ari dhe tjetra me veshje të bardha.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.